Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gjykata e Posaçme lë në arrest shtëpie avokatin Besart Logu
Gjyqtarja e Posaçme Flora Hajredinaj vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin Besart Logu, i dyshuar nga SPAK për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Në seancë, avokati Logu kërkoi një masë më të butë për shkak se është baba i dy fëmijëve të mitur dhe argumentoi se nuk rrezikon prishjen e provave të mbledhura më parë. Ai pohoi se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se do të vërtetojë pafajësinë e tij. SPAK pretendon se avokati ka marrë nga një shtetas italian shumën prej 8 mijë eurosh me premtimin se do të ndikonte te vendimmarrja e prokurorëve dhe gjyqtarëve.