Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Në vend të Taulant Ballës/ Rama emëron Toni Gogun ministër të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Kryeministri Edi Rama emëron Toni Gogun, ministër të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Gogu emërohet në vend të Taulant Ballës, ndërsa ky i fundit do të jetë kryetar i grupit parlamentar të PS, duke u rikthyer në këtë funksion. Në zgjedhjet parlamentar të 11 majit, Toni Gogu ishte në listën e hapur të Qarkut të Tiranës dhe nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit.