Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Guardiola?”, ish-ylli i City-t: Do të befasohesha nëse fiton një titull tjetër
Ish-mesfushori i Manchester City-t, Dietmar Hamann, ka deklaruar se Pep Guardiola nuk do të fitojë një titull tjetër. Pas humbjes së Cityt në Champions League ndaj Real Madrid në shkurt, ai tha se “taktikat e tij nuk funksionojnë si më parë”, një shenjë treguese se spanjolli mund të largohet nga skuadra në vitet e ardhshme. Pas humbjeve në kampionat ndaj Brighton dhe Tottenham, City nuk duket si favorite për titullin. Hamann foli me GOAL rreth situatës në të cilën gjendet Guardiola. “Ata kanë ndryshuar në dy vitet e fundit, kanë sjellë mjaft lojtarë dhe ka disa lojtarë që kanë qenë atje për disa vite. Duhet t’i motivosh dhe të ndezësh një zjarr brenda tyre, ekipit, tifozëve. Pep është atje prej një kohë kaq të gjatë...