Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Shkrihen” dy dikastere në qeverinë e re/ Ministria e Sipërmarrjes dhe ajo e Rinisë s’do të jenë pjesë e mandatit të 4
Ministria për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Ministria për Rininë dhe Fëmijët nuk do të ekzistojnë më në qeverinë e re të kryeministrit Edi Rama. Këto dikastere nuk u përmendën gjatë fjalimit që zgjati mbi 2 orë nga Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Ministria për Sipërmarrjen u drejtua në mandatin e kaluar nga Delina Ibrahimaj, e cila u konfirmua nga Rama si ministre e Ekonomisë. Nga ana tjetër ministria për Rininë dhe Fëmijët, u drejtua nga Bora Muzhaqi, e cila nuk u përmend në asnjë moment nga kreu i qeverisë në emërimet e kabinetit të ri.