Rama prezanton kabinetin e ri qeveritar/ Profilet e ministrave të rinj

Rama prezanton kabinetin e ri qeveritar/ Profilet e ministrave të rinj

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot, më 11 shtator, qeverinë e re. Mes tyre ka emra që konfirmohen, por edhe emra të rinj. Në këtë artikull do t’i marrim një për një për të treguar profilin e gjithsecilit prej tyre. Belinda Balluku – zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka mbajtur detyrën e zëvendëskryeministres prej vitit 2022 dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që prej janarit të vitit 2019. Më herët, nga shtatori i vitit 2013 e në vazhdim (2019), Balluku ka shpëryer në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Albcontrol. Ajo është diplomuar në Programin Ekzekutiv “Zhvillim Ekonomik” nga Harvard Kennedy School, si dhe me titull nderi nga IATA (International Air Transport Association) për menaxhimin e shërbimeve të lundrimit ajror (Air Navigation...