Dorëheqja e Dredhës, Rama: Si diplomat, u zbut më shumë se ç’duhet! Dembelizëm ndaj popullit të Vlorës nga njerëz pa fe

Dorëheqja e Dredhës, Rama: Si diplomat, u zbut më shumë se ç’duhet! Dembelizëm ndaj popullit të Vlorës nga njerëz pa fe

Kryeministri Edi Rama flet për dorëheqjen e Ermal Dredhës nga drejtimi i Vlorës. “Nga gjithë sa pashë, dëgjova dhe kuptova dhe vajtova mbi situatën e qytetit dhe shërbimin e drejtorive qendrore në atë territor. Vetëkënaqësi labe e mbingarkuar me re në pantallonat e pushtetit, dembelizëm dhe karshillëk ndaj popullit të Vlorës nga njerëz pa fe, atdhe pa din e iman me mandatin e drejtorit. Të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë, në kuptimin që qeveria investo për Vlorën, këta shkel me këmbë hipur si pasagjerët e kuçit. Dua të bëj të qartë që kjo situatë do ishte gabim i madh sikur të lidhej me kryetarin e bashkisë, i cili në të gjithë atë situatë është më i miri. Se nëse lidhet me kryetarin e bashkisë...