Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Për herë të parë një grua, Edi Rama i beson ministrinë e Brendshme Albana Koçiut! Elisa Spiropali ministre e Jashtme, Kumbaro e Arsimit
Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ka zbardhur emrat e ekipit të ri me të cilin do të qeverisë vendin deri në vitin 2029. Rama: Ndërtimi i skuadrës së re ishte sprova ime e parë. Ja pse ndryshe nga herët e tjera paraqitjen e qeverisë së re do ta bëj tani, herë pas here me disa shpjegime rrugës. –Zëvendëskryeministër konfirmoj Belinda Ballukun. Do të drejtojë të njëjtën ministri, Infrastrukturën dhe Energjinë, e cila nuk do të ndryshojë si ministri. –Drejtimin e Punëve të Brendshme do t’ia besoj për herë të parë një gruaje. Sipas meje ka një arsye të fortë për ta bërë këtë zgjedhje. Unë mendoj se një ndryshim domethënës i profilit të ministrisë së Brendshme është një pikënisje...