Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Pentagoni” lundrues/ Vizitë historike e anijes ikonë e marinës amerikane në Porto Romano
Për herë të parë një anije e flotës ushtarake amerikane me përmasa dhe kapacitete gjigante mbërrin në një port shqiptar. Ky moment shënon një kthesë për kapacitetet strategjike të Porto Romanos të cilat nënvizojnë edhe një partneritet të fortë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendit tonë. USS Mount Whitney, e ankoruar në portin MBM të Porto Romanos në Durrës, është një nga dy anijet komanduese më të mëdha të forcave detare amerikane. Vizita e saj në Shqipëri thekson qartë rëndësinë gjeostrategjike të vendit tonë dhe kapacitetet e reja të infrastrukturës portuale. Investimet e Kastrati Group e kanë shndërruar këtë port, si pika hyrëse e Korridorit VIII, në të vetmin në Shqipëri që mund të përballojë ankorimin e anijeve ushtarake dhe tregtare të tonazhit...