Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Asambleja e PS/ Rama prezanton Qeverinë e re, Balluku konfirmohet zv.kryeministre (EMRAT)
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në Asamblenë e PS-së, po prezanton emrat e Qeverisë së re. Emri i parë që rikonfirmohet është ai i Belinda Ballukut, e cila do të jetë njëkohësisht zëvendëskryeministre si dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Si kryetar Kuvendi, ai propozoi që vendin e Elisa Spiropalit ta marrë Niko Peleshi, ndërsa Taulant Balla rikthehet si kryetar grupi parlamentar i PS. Nënkryetare e Kuvendit do të jetë deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu. Gjithashtu, kreu i Qeverisë udhëzoi që Erion Veliaj, i cili ndodhet pas hekurave, të shkarkohet si kryebashkiaku i kryeqytetit dhe propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate e PS në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës. Rama po ashtu zbuloi se ish-ministri Igli Hasani do të drejtojë komisionin...