Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“RTSH nuk jep pagat prej 5 muajsh”, Kurti: Me lehtë futesh në Shtëpinë e Bardhë, sesa në zyrën e Vasilit
Gazetarja dhe autorja Kozeta Kurti ka reaguar ndaj situatës së pagesave në RTSH, duke bërë publike se ajo dhe ekipi i saj kanë 12 projekte të papaguara. Në një reagim të gjatë, Kurti thekson jo vetëm borxhin financiar të institucionit publik ndaj punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të tij, por edhe mungesën totale të respektit, komunikimit dhe transparencës, veçanërisht nga drejtoresha e përgjithshme, Eni Vasili. “RTSH-ja ime nuk është ajo e Eni Vasilit”, shkruan Kurti, duke përmendur se ndryshe nga drejtues të mëparshëm që të paktën kanë treguar respekt njerëzor dhe profesional, Vasili nuk është takuar asnjëherë me autorët e emisioneve, as për t’u kërkuar ndjesë dhe as për të dhënë një shpjegim minimal mbi pagesat e papaguara. Postimi i Kozeta Kurtit RTSH-ja s’paguan prej 5 muajsh,...