Një monografi që dokumenton me shpirt dhe vizion arsimin

Një monografi që dokumenton me shpirt dhe vizion arsimin

Nga Mërgim Bekteshi Monografia “Dekada e sukseseve” (2013–2020) e autorit Hajrush Stublla nuk është thjesht një përmbledhje e aktiviteteve institucionale të një dekade, por një rrëfim i gjallë njerëzor që shpalos përkushtimin, vizionin dhe identitetin e një shkolle profesionale në shërbim të dijes dhe shoqërisë. Si në poezinë e mirë, ku liria e ndjenjave vjen përmes fjalëve të thjeshta, edhe këtu, vlerat shpërfaqen natyrshëm përmes tregimeve konkrete e momenteve që mbeten të gjalla në kujtesë. Libri përfaqëson vazhdimësinë natyrore të pjesës së parë të monografisë (2003–2013), duke ndërtuar një rrëfim të përbashkët përmes cikleve të përkushtimit, sfidave dhe sukseseve që formësojnë historinë arsimore të Shkollës Profesionale “Adem Gllavica”. Autori i qaset periudhave të ndryshme me vëmendje dhe respekt për të gjithë kontribuuesit mësues, nxënës, drejtues,...