Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Avokati Besart Logu mbetet në arrest shtëpie, SPAK e akuzon ndikim të paligjshëm
Gjyqtarja e posaçme Flora Hajredinaj lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin Besart Logu, i dyshuar nga SPAK për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Në seancë, avokati Logu kërkoi një masë më të butë se izolimi në banesë, duke argumentuar se është baba i dy fëmijëve të mitur, nuk rrezikon prishjen e provave që janë mbledhur muaj më parë dhe nuk ka qëllim shmangien e drejtësisë. Këto kërkesa nuk u pranuan. Avokati deklaroi dje se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se do të vërtetojë pafajësinë e tij. SPAK, ndërkohë, pretendon se avokati i ka marrë një shtetasi italian të proceduar shumën prej 8 mijë eurosh, me premtimin se do të ndikonte tek vendimmarrja e prokurorëve dhe gjyqtarëve.