Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zyrtare/ Ogerta Manastirliu kandidate e PS për Kryetare të Bashkisë së Tiranës
Ogerta Manastirliu është zyrtarizuar sot si kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Lajmi u bë publik nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS, ku sipas tij, vetë Manastirliu nuk ishte në dijeni për këtë vendim. “Të ma falësh,” u shpreh Rama me humor përpara anëtarëve të asamblesë, teksa e prezantoi emrin e saj. Ai theksoi se Manastirliu përfaqëson profilin që i duhet Tiranës në këtë moment. “Unë kam shumë besim, për shumë arsye, për përkushtimin e veçantë ndaj shërbimit publik dhe kujdesin ndaj bashkëpunëtorëve që Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës,” tha Rama. Manastirliu ka mbajtur më parë disa poste ministrore dhe është një nga figurat më të spikatura të Partisë Socialiste në vitet e fundit. /vizionplus.tv