5 Ushqimet që nuk duhet t’i hani kurrë nëse vuani nga gastriti

5 Ushqimet që nuk duhet t’i hani kurrë nëse vuani nga gastriti

Gastriti është një nga problemet më të shpeshta të stomakut dhe prek mijëra njerëz çdo vit. Dhimbjet, djegia dhe shqetësimet që shkakton kjo gjendje shpesh lidhen drejtpërdrejt me mënyrën e të ushqyerit. Mjekët theksojnë se, përveç trajtimit mjekësor, një rol vendimtar ka edhe dieta e përditshme. Ka disa ushqime të cilat duhen shmangur me çdo kusht, sepse vetëm sa e përkeqësojnë gjendjen dhe rrisin inflamacionin. Ekspertët rendisin si problematikë të parë ushqimet me aciditet të lartë, përfshirë agrumet, domatet dhe lëngjet e tyre, të cilat shtojnë ndjeshëm sekretimin e acidit në stomak. Në listën e zezë futen edhe pijet me kafeinë dhe ato alkoolike, sepse stimulojnë prodhimin e tepërt të acidit gastrik dhe irritojnë murin e stomakut. Ushqimet e yndyrshme dhe të skuqura, të cilat ngadalësojnë...