Hetimet për korrupsion në aksidentin e stacionit hekurudhor në Serbi marrin tjetër rrjedhë

Hetimet për korrupsion në aksidentin e stacionit hekurudhor në Serbi marrin tjetër rrjedhë

Për muaj të tërë, masat në Serbi kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër qeverisë së Presidentit autokratik, Aleksandar Vuçiç. Shkaku ishte shembja e tendës së stacionit të trenit të rinovuar rishtazi në Novi Sad më 1 nëntor 2024, e cila mori jetën e 16 personave. Ekspertë të pavarur dhe figura të opozitës, fajësojnë për katastrofën pakujdesinë dhe korrupsionin e autoriteteve. Tani, hetimi për katastrofën e Novi Sadit është ndërprerë. Njëmbëdhjetë arrestime deri më tani Siç raporton revista javore Radar, Drejtori i Policisë Dragan Vasiljević informoi Zyrën e Prokurorit Special për Krimin e Organizuar një javë më pare, se nuk do të lejonte më 17 oficerë policie të merrnin pjesë në task-forcën, që më parë kishte hetuar korrupsionin e dyshuar gjatë rinovimit të stacionit të...