Niko Peleshi zëvendëson Spiropalin si kryetar parlamenti

Niko Peleshi zëvendëson Spiropalin si kryetar parlamenti

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në Asamblenë e Partisë Socialiste ndryshime të rëndësishme në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë. Ai propozoi që Niko Peleshi të zëvendësojë Elisa Spiropalin në postin e kryetarit të Kuvendit. Ndërkohë, Klodiana Spahiu është zgjedhur nënkryetare. Posti i kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së do të drejtohet nga Taulant Balla.