Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Niko Peleshi propozohet si kryetar i Kuvendit, Balla rikthehet si kryetar i grupit të PS
Kryesocialisti Edi Rama njoftoi sot përzgjedhjen e Niko Peleshit si kryetar të Kuvendit në legjislaturën e re që nis të premten. Deputeten e Durrësit, Klodjana Spahiun e propoziu për nënkryetare të parlamentit, ndërsa riktheu Taulant Ballën në rolin e kryetarin të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. “Niko Pelshi është profili dhe njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetari i ri kuvendit të Shqipërisë. Në krah të Nikos me eksperiencën e fituar për profesionalizmin dhe përkushtimin absolut shembullin që e ka karakterizuar, Klodiana Spahiu është nënkryetarja e duhur.”, tha Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS.