Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Serie A/ Derbi i Italisë vihet në skenë këtë fundjavë, përballja klasike Juve-Inter me gjuhën e statistikave
Këtë të shtunë rikthehet një nga përballjet më të zjarrta të futbollit italian, “Derbi i Italisë” mes Juventusit dhe Interit. Ndeshja, që do të luhet në Allianz Stadium në Torino në orën 18:00, nuk është vetëm një përballje e rëndësishme për historinë e rivalitetit, por edhe një test kyç për pozicionet në renditjen e Serie A. Dhe sigurisht në prag të një sfidë të tillë, është koha për të prekur edhe statistikat në përballjet direkte. Statistikat klasike tregojnë epërsinë e Juventusit. Nga 184 përballjet e zhvilluara në Serie A, bardhezinjtë kanë regjistruar 88 fitore, ndërsa Interi vetëm 49. 47 ndeshje kanë përfunduar me barazim. Golat total të Juventusit në këto ndeshje janë 264, ndërsa të Interit 213, një diferencë që tregon dominimin historik të kampionëve...