Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dita e sotme nisi me shtrëngata, Lajda Porja jep parashikimin: Ja kur pritet përmirësim i motit
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Në orët e mbrëmjes mot me kthjellime dhe vranësira të përqendruara vetëm në veri të vendit. Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në zonën perëndimore dhe atë qendrore. Sinoptikania Lajda Porja tha se pas reshjeve të dendura të mëngjesit, pritet që të nisë dhe largimi i reve dhe të rikthehet dielli në qiellin shqiptar. “Parashikohet që reshjet nga ky moment që po flasim dhe në vijim të intensifikohen nga zonat jugore, sepse Jugu nuk ka pasur reshje gjatë natës. Kështu që Tirana nga tani që...