Dorëheqja një ditë para Asamblesë së PS, Dredha: Kam kohë që e mendoj

Dorëheqja një ditë para Asamblesë së PS, Dredha: Kam kohë që e mendoj

Një ditë pas dhënies së dorëheqjes së tij, ish kryebashkiaku i Vlorës ka mbërritur në pallatin e Kongreseve ku do të mbahet Asambleja e PS. Përpara mediave, Dredha tha: “Jo një ditë para Asamblesë. Ka shumë kohë që e mendoj, për arsye familjare. Jam djalë Vlore, jam lindur në Vlorë. Jam i sigurt që do ketë një ekip ta çojë Vlorën përpara sepse ai qytet do një angazhim maksimal.”- u shpreh Dredha. Dorëheqja e Dredhës, vjen pas kritikave të kryeministrit Edi Rama, lidhur me Bashkinë e Vlorës, sa i takon zënies së hapësirave publike. Më parë, dorëheqjen e kanë dhënë nënkryetarët e bashkisë si dhe kryetarët e njësive administrative.