Ermal Dredha kumton dorëheqjen: iku apo u hoq?

Ermal Dredha kumton dorëheqjen: iku apo u hoq?

Me një mesazh publikut, dhe posaçërisht komunitetit vlonjat, Ermal Dredha ka kumtuar aktin e dorëheqjes nga detyra e kryebashkiakut, duke thënë se është momenti i duhur për ta bërë këtë. Mesazhi i tij, plot theks patetik, ka brenda dhe vizatimin që ai i bën vetes, si njeri i ndershëm dhe i ndjeshëm ndaj komunitetit. Të nderuar qytetarë të Vlorës, Me mirënjohje dhe përulësi, për gjithçka ndamë bashkë përgjatë këtij rrugëtimi, bashkë me falenderimet e pafundme për çdo mbështetje, po ndaj me ju letrën time të dorëheqjes! Shpresoj në mirëkuptimin tuaj, me bindjen që Vlora ka plotë mundësi për kontribute të vyera! Si djalë i këtij qyteti kaq të dashur, do të shërbej në çdo formë, njësoj siç kam bërë çdo ditë të karrierës sime diplomatike,...