Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ish-lojtari i Real Madridit mahnit botën me trupin muskuloz, edhe në moshën 51-vjeçare (fotot)
11 Shtator 2025 10:42 Alfred Lleshi Zé Roberto, që luajti futboll edhe te Real Madridi në periudhën 1996-1998, veç klubeve të tjera të njohura dhe kombëtares së Brazilit, vazhdon të tërheqë vëmendje në rrjetet sociale me formën e tij fizike të jashtëzakonshme, edhe në moshën 51-vjeçare. Më shumë se 3.1 milionë ndjekës e shohin me adhurim ish-futbollistin brazilian, i cili tani është trajner personal, duke postuar foto të trupit të tij muskuloz, që shpesh bëhen “virale”. Trupi i skalitur i Zé Roberto mbetet inspirim për sportdashësit dhe admiruesit e stilit të shëndetshëm të jetës edhe dekada pas karrierës së tij në fushat e blerta të futbollit.