Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Memorizimi: Personalizimi dhe protagonizmi
Jo secili kujtim personal mund të bëhet histori kolektive. Por krizat e shoqërisë janë raste historike për të personalizuar të kaluarën dhe në emër të saj, për të keqpërdorur të sotmen. Edhe për të shndërruar historinë në histeri. Nga Ibrahim Berisha Protagonistët, qofshin ata dëshmitarë të drejtpërdrejtë të ngjarjeve, krijues apo vrojtues të tyre, kur dalin të komunikojnë me publikun ndërtojnë variantin e vetëdëshirueshëm, i cili domosdoshëm, rrëfimtarin e vë në rolin qendror, rreth të cilit duhet të sillet gjithçka. Një tendencë kjo e mundshme për ndryshimin e epiqendrës së ndikimit dhe rolit personal në të kaluarën, për të ndërtuar ndikimin e padiskutueshëm në të sotmen. Ndodh kështu ndryshimi i roleve historike: personalja e përgjithshmja. Thënë me fjalët e shkrimtarit dhe aktivistit amerikan, James Baldwin,...