Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës, Dredha mesazh qytetarëve dhe Ramës: Akt reflektimi e përgjegjësie! E rëndësishme të largohesh me dinjitet

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës, Dredha mesazh qytetarëve dhe Ramës: Akt reflektimi e përgjegjësie! E rëndësishme të largohesh me dinjitet

Ermal Dredha i është drejtuar qytetarëve dhe kryeministrit Edi Rama me një mesazh pasi dha dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës. Dredha thotë se vendimi për t’u larguar nga posti është një akt reflektimi dhe përgjegjësie, dhe se po largohet me dinjitet për “t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja”. “Dorëheqja ime vjen si një akt reflektimi dhe përgjegjësie. Rrethanat aktuale, familjare dhe personale, apo dhe ato politike e administrative, më shtyjnë të besoj se dorëheqja ime është veprimi më i drejtë në këtë moment. Ky vendim nuk nënkupton largim nga përgjegjësia publike, por është një akt i vetëdijshëm për të krijuar hapësirë për ide dhe ritme të reja zhvillimi për bashkinë tonë.”, shkruan Dredha në mesazhin në rrjete sociale. Dredha shprehet se...