Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Një ditë pasi SPAK dërgoi në Gjykatë dosjen “Veliaj”, caktohet gjyqtarja që ka në dorë fatin e kryebashkiakut
Një ditë pasi dosja Veliaj u dërgua në Gjykatën e Posaçme është caktuar gjyqtarja që ka në dorë fatin e tij, bashkëshortes Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë. Nga shorti, do të jetë gjyqtarja Etleva Deda që do të vendosë nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim. SPAK njoftoi ditën e djeshme se përfundoi hetimet paraprake dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, bashkëshortes së tij dhe 28 të pandehurve të tjerë (persona e subjekte). Sipas SPAK, Erion Veliaj akuzohet për disa vepra penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara...