Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Goditet rrjeti i kontrabandës së qenieve njerëzore në Tiranë, arrestohen tre persona, ndihmonin njerëz në kalimin e paligjshëm drejt SHBA-së dhe Kanadasë
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese amerikane pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Prokurorinë e Tiranës, ka finalizuar një operacion të koduar “Rrjeti”, duke shkatërruar një strukturë kriminale të angazhuar në kontrabandë qeniesh njerëzore. Si rezultat i hetimeve disa mujore, u arrestuan tre persona të dyshuar: Hazir Maçi, 58 vjeç, L. M., 58 vjeç dhe Cerkez Nikoci, 62 vjeç. Sipas Policisë, i dyshuari kryesor, Hazir Maçi, me precedent të mëparshëm në këtë aktivitet kriminal, në bashkëpunim me persona të tjerë, siguronte dokumente udhëtimi të falsifikuara dhe kontrabandonte shtetas shqiptarë drejt vendeve të BE-së, prej andej në ishujt Karaibe dhe më pas drejt Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hetimi ka zbuluar se organizatorët kërkonin 20 deri në 35 mijë dollarë për...