Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U lejoi të kalonin kufirin dy personave që kërkoheshin për tregtim të lëndëve narkotike, ndalohet efektivi i Policisë Kufitare në Qafë Botë
Një efektiv i Policisë Kufitare në “Qafë Botë” u vu në pranga, pasi i lejoi kalimin e kufirit dy shtetasve që kërkoheshin për tregtim të lëndëve narkotike. Agjencia e Mikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor K. C., me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare “Qafë Botë”, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Ndalimi i tij u bë i mundur pasi në datën 07.09.2025 rreth orës 12:39, ka lejuar kalimin e shtetasve T. H. dhe R. H., ndaj të cilëve Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...