Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mblidhet Kryesia e PD, Sali Berisha paralajmëron se nuk i njeh zgjedhjet 11 majit dhe do të votëbesohet si kryetar…
Rigels Seliman Partia Demokratike mblodhi dje Kryesinë për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kur shënuan humbjen e radhës në betejën elektorale. Mbledhja nisi me fjalën e kryedemokratit Sali Berisha, i cili siç pritej, tha se Kryesia do të diskutonte për humbjen në zgjedhje, të cilat opozita i quan “farsë elektorale”. Në fjalën e tij para anëtarëve të Kryesisë, Sali Berisha bëri sërish akuza ndaj qeverisë duke thënë se Shqipëria është në diktaturë autokratike. Por kjo gjë, siç tha Berisha, nuk është shumë e njohur dhe nuk është kuptuar nga qytetarët dhe anëtarët e mbështetësit e PD-së. Për këta të fundit, kryedemokrati u shpreh se është gabim i Partisë Demokratike sepse ka bërë punë të dobët për të bindur qytetarët, që sipas...