Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Doktori historik i Milanit zbulon prapaskenën e rëndë: Cassanos ia shpëtuam jetën në parking…
11 Shtator 2025 9:58 Alfred Lleshi Rodolfo “Rudy” Tavana, mjeku historik i Milanit të Berlusconit, kujton disa nga episodet më të forta të karrierës së tij. Në periudhën e dytë te kuqezinjtë (2011–2017), ai i shpëtoi jetën Antonio Cassanos: “Pas një ndeshjeje në Romë, Thiago Silva më tha se Cassano nuk ndihej mirë. E gjetëm konfuz në parking, donte të shkonte vetë në shtëpi. I bëmë testet bazë dhe kuptuam që kishte diçka serioze. Ia dhamë makinën doktor Mazzonit që ta dërgonte direkt në spital. Doli se problemi ishte kardiak, me pasoja neurologjike. U operua dhe u rikthye të luante. Cassano më tha: autoriteti yt më detyroi të bindesha”. Tavana kujtoi raste të ngjashme me Leonardo dhe Donnarumma, kur insistoi të dilnin nga fusha pas...