Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt
Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në GJKKO dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të të pandehurve të tjerë. Përmes një njoftimi, SPAK bën të ditur se në total në këtë dosje janë 18 persona të pandehur. Po ashtu bëhet e ditur se në dosje janë edhe 12 subjekte tregtare të marrë të pandehur në cilësinë e personave juridikë. Mes të pandehurve është edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, ndërkohë që personat në fjalë akuzohen për disa vepra penale si ‘korrupsioni pasiv’, ‘korrupsioni aktiv’ dhe ‘pastrimi i parave’. Njoftimi i SPAK: Datë 10.09.2025 SPAK përfundon hetimet dhe dërgon në Gjykatën e Posaçme procedimin penal nr. 27 të vitit 2024 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda afateve të parashikuar...