Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Në pritje të emrave për qeverinë e re, Rama: Shihemi në 11:00
Holli i Pallatit të Kongreseve është për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Paraditen e kësaj të enjteje, përpara anëtarëve të kësaj force politike, Edi Rama do të shpalosë programin qeverisës dhe do prezantojë skuadrën me të cilën do të bashkëdrejtojë vendin për katër vitet e ardhshme. Kreu i qeverisë ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan, “Mirëmëngjes. Shihemi në 11.00”, çka le të kuptohet se kjo do të jetë ora kur do të prezantojë qeverinë e re.