Dha dorëheqjen si kryetar bashkie, reagon për herë të parë Ermal Dredha: Po e lë këtë rrugëtim në mes…

Dha dorëheqjen si kryetar bashkie, reagon për herë të parë Ermal Dredha: Po e lë këtë rrugëtim në mes…

Pas dorëheqjes nga kryesimi i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha u ka dërguar një mesazh bashkëpunëtoreve të tij. “Kënaqësi të ju shërbeja, edhe pse nuk arrita t’ju zgjidhja të gjitha hallet. Faleminderit dhe më ndjeni që po e lë këtë rrugëtim në mes, por sinqerisht për mua ka qenë privilegj dhe kënaqësi t’ju shërbeja. Ju uroj më të mirën juve dhe familjeve tuaja, me shumë respekt, Ermali.”-shprehet Dredha në mesazhin e tij. Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023. Në atë kohë ai zëvendësoi Dritan Lelin. Top Channel