Java Kulturore Malazeze, një ekspozitë me libra të vjetër, harta e kartolina që trajtojnë temën e Shqipërisë

Java Kulturore Malazeze, një ekspozitë me libra të vjetër, harta e kartolina që trajtojnë temën e Shqipërisë

Ekspozita me libra të vjetër, harta e kartolina, që trajtojnë temën e Shqipërisë në shekujt XIX dhe XX u çel në kuadër të Javës Kulturore Malazeze, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë nga Biblioteka Kombëtare “Durde Crnojevic”. Ajo vjen e kuruar nga Daniela Radulovic dhe ekspozitën e përshëndetën drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë Piro Misha dhe drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Malit të Zi “Durde Crnojevic” Dragica Lompar. Ndër veprat më të veçuara gjenden: Udhëzues për Shqipërinë në frëngjisht (Paris, 1930), Gjuha e Shqiptarëve në gjermanisht (Frankfurt, 1835), Katër muaj në Shqipëri në gjermanisht (Berlin, 1916) dhe shumë të tjera. Ekspozita pasurohet edhe me kartolina të shumta, ku spikasin punimet e mjeshtrit të fotografisë shqiptare, Marubi, si dhe një hartë ushtarake e Shkodrës...