Pak orë nga prezantimi i qeverisë së re “Rama 4”, pritshmëritë nga Asambleja e PS-së

Pak orë nga prezantimi i qeverisë së re “Rama 4”, pritshmëritë nga Asambleja e PS-së

Të gjithë sytë janë sot nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e cila mblidhet paraditen e kësaj të enjte në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri Edi Rama pritet të shpallë publikisht emrat e ministrave që do të përbëjnë kabinetin e tij të katërt qeverisës, pas fitores në zgjedhjet e 11 majit. Rama pritet të paraqesë edhe vizionin për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, me prioritetet kryesore të përqendruara tek reformat për integrimin evropian, nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”. Gjatë Asamblesë, është parashikuar edhe një hapësirë për diskutime pas fjalës së kryeministrit. Ndërkohë, të premten më 12 shtator do të zhvillohet seanca e parë e legjislaturës së re, pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Në këtë seancë, 140 deputetët e rinj do të betohen për...