Mesazhi alogjik i një dorëheqjeje të paralajmëruar

Mesazhi alogjik i një dorëheqjeje të paralajmëruar

Ermal Dredha, kryebashkiak i Vlorës, nuk do jetë më i tillë. I biri i një ish-kryebashkiaku të këtij qyteti, Neki Dredhës, i përballur me kritika të ashpra nga njeriu që ia besoi të qeveriste Vlorën, pikërisht kryeministri Rama, Ermal Dredha, ndryshe nga paraardhësi i tij Dritan Leli, po dorëzohet. Pa ndonjë shkëlqim të dukshëm, ai do e lërë këtë detyrë që kërkon këllqe të mëdha, të cilat siç duket Dredha nuk i ka, aq më tepër kur drejton një qytet që për kryeministrin është në rend të parë, gati me kryeqytetin, pra Vlorën. Por tërheq vëmendjen një mesazh që ai u ka përcjellë vartësve. Siç mund të lexohet, Dredha ngatërron njerëzit e thjeshtë, pra popullin që obligohej t’i shërbënte, me njerëzit që po si ai...