Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
E rëndë në Durrës, shtylla elektrike e dëmtuar në rrugë i merr jetën një personi
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 5 të Durrësit. Raportohet se një burrë ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike nga një shtyllë e dëmtuar buzë rrugës dhe në kushtet e lagështirës. Viktima është identifikuar si Fatbardh Kaloshi, baba i tre fëmijëve. Sipas të dhënave nga policia, ai ka rënë në kontakt me ujin në rrugë dhe një shtyllë elektrike të dëmtuar buzë saj, duke ndërruar jetë në vend. Biznese pranë zonës shprehen jashtë kamerave se prej një jave kanë raportuar rrezikun që mbartte shtylla, por askush nuk është kujdesur për të. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.