Rikthehen reshjet e shiut dhe stuhitë, përmbyten disa lagje në Vlorë dhe Durrës

Rikthehen reshjet e shiut dhe stuhitë, përmbyten disa lagje në Vlorë dhe Durrës

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike janë rikthyer në vendin tonë. Që prej paradites e deri në orët e vona të pasdites, Shqipëria pritet të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, të cilat herë pas here do të shoqërohen me rrebeshe dhe stuhi të forta. Gjatë mbrëmjes pritet përmirësim i motit. Ndërkohë, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa qytete bregdetare. Në Vlorë, që në orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:25, u regjistruan përmbytje në disa zona. Lagjja “Pavarësia 3”, zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti” u mbuluan nga uji. Nën ujë mbetën gjithashtu edhe lagjet “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”, ku ujërat vijojnë të jenë të pranishme në rrugë. Reshjet e dendura të shiut...