Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Skandali i basteve në Itali, ja si funksiononte. Organizatorët kërkojnë marrëveshje gjyqësore
11 Shtator 2025 9:09 Alfred Lleshi Tommaso De Giacomo dhe Patrik Frizzera, të dyshuar si drejtuesit e sistemit të basteve të paligjshme, ku u përfshinë edhe disa futbollistë të Serie A (Fagioli, Zaniolo, Tonali, Florenzi, Perin, McKennie, Bellanova e Ricci), kanë zgjedhur rrugën e marrëveshjeve gjyqësore. Të mbrojtur nga avokati Vincenzo Scarano, ata morën miratimin e prokurorisë dhe gjyqtares Lidia Castellucci. Së bashku me ta, edhe Antonio Scinocca, Antonino Parise (përfaqësues i ‘Elysium Group’) dhe Andrea Piccini kanë paraqitur të njëjtën kërkesë. Skema e përdorur konsistonte në simulimin e “shitjes” së orëve luksoze me fatura të rreme, ndërsa në realitet ata merrnin transferta bankare për të mbuluar borxhet e lojtarëve, duke ricikluar qindra-mijëra euro. Ende nuk është caktuar seanca përpara gjyqtarit, që do vendosë mbi...