“Ndjesë që po e lë këtë rrugëtim në mes” Dredha mesazh bashkisë dhe socialistëve të Vlorës pas dorëheqjes

“Ndjesë që po e lë këtë rrugëtim në mes” Dredha mesazh bashkisë dhe socialistëve të Vlorës pas dorëheqjes

Pak orë pas dorëheqjes së kreut të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, në grupet e WhatsApp ku janë punonjësit e bashkisë së Vlorës si dhe në atë të Partisë Socialiste të degës Vlorë ka mbërritur rreth mesnatës një mesazh nga vetë zoti Ermal Dredha. Teksa falënderon të gjithë për mbështetjen, Dredha kërkon falje që po e ndërpret këtë rrugëtim në mes si edhe për ndonjë hall të pazgjidhur. “Faleminderit dhe ndjesë që po e lë këtë rrugëtim në mes, por sinqerisht për mua ka qenë kënaqësi dhe privilegj t’ju shërbej edhe pse jo të gjithëve kam arritur tua zgjidh hallet! Duke ju uruar më të mirat juve dhe familjeve tuaja, me shumë respekt Ermali”, shkruan Dredha. Kreu i bashkisë së Vlorës dha një ditë më...