Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Shihemi në 11.00!” Rama mesazh para nisjes së Asamblesë, ku pritet shpallja e kabinetit të ri
Shihemi në 11.00! Është ky mesazhi i kryeministrit Edi Rama për ndjekësit në rrjetet sociale, tri orë para mbledhjes së Asamblesë Socialiste, ku pritet edhe zyrtarizimi i kabinetit qeveritar. Mbledhja do të nisë me fjalën hapëse nga kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, ndërsa në agjendë janë parashikuar, diskutime dhe çështje të ndryshme. Pas mbledhjes së Asamblesë, mësohet se Rama do të zhvillojë edhe mbledhjen e parë me deputetët që dolën nga zgjedhjet e 11 majit ku Partia Socialiste mori 83 mandate.