Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Basketbolli turk rikthehet në elitën e Eurobasket, të premten në gjysmëfinale me Greqinë
Adriatik BALLA Turqia për herë të dytë do të luajë në gjysmëfinale të Eurobasket. Për herë të parë arriti në këtë fazë në vitin 2001, kur e fitoi medaljen e argjendtë. Me 23 vjet e 36 ditë, Alperen Shengun është bërë lojtari më i ri që ka realizoi “triple-double” në histori të Kampionatit Evropian të basketbollit. Në çerekfinalen ndaj Polonisë, të martën, ylli i basketbollit turk, Shengun, e përfundoi ndeshjen me 19 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime. Këto janë dy gjërat kryesore momentalisht te përfaqësuesja e Turqisë. Ka plot gjëra të tjera të rëndësishme që japin shpresë te Turqia se mund ta fitojnë Eurobasketin. Për shembull, realizimi i 11 prej 26 tentimeve për tri pikë në një ndeshje eliminuese. Po ashtu Turqia për herë...