Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arrestohet kameramani që filmoi vajzat e Osmanit në shkollë: Përndjekje e rrezikshme dhe e kundërligjshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër pas arrestimit të një kameramani ditën e mërkurë, duke akuzuar disa përfaqësues të mediave për cenimin e sigurisë së fëmijëve të saj. Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, Osmani ka bërë të ditur se vajzat e saj kanë ndjekur për pesë vite shkollën publike “Ismail Qemali” në Prishtinë, pavarësisht sfidave serioze të sigurisë dhe infrastrukturës që, sipas saj, janë të njohura për institucionet përgjegjëse. Ajo ka ngritur shqetësimin se disa gazetarë kanë publikuar pamje të vajzave të saj, si dhe informacione të ndjeshme për vendndodhjen, klasat dhe rutinën e tyre të përditshme, duke i ekspozuar ato ndaj rreziqeve të mundshme si sulme, kërcënime apo rrëmbim. Presidentja paralajmëroi se do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm...