Silvinjo dhe Hysaj “flirtojnë” me kualifikimin në Botëror, por matematika u jep pak shanse

Silvinjo dhe Hysaj “flirtojnë” me kualifikimin në Botëror, por matematika u jep pak shanse

Adriatik BALLA Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, u shpreh i lumtur për tri pikët ndaj Letonisë. Ndër të tjera braziliani theksoi se do të punojnë fort për ndeshjen e tetorit kundër Serbisë. “Do të punohet patjetër dhe për ta fituar ndeshjen e radhës, por është një ekip i vështirë. Është një lexim i saktë i lojës nga ana jonë, kjo është puna, t’i dërgojmë lojtarët në 30 metrat e fundit, por më pas varet edhe nga cilësitë individuale të lojtarit. Në futbollin e sotëm modern përgjithësisht mbrohen mirë dhe është bërë akoma më e vështirë për të shënuar, mendoj që kemi bërë një ndeshje të mirë, mendoj se kishim disa situata ku mund ta mbyllnim ndeshjen më shpejt, por kishim një kundërshtar relativisht të vështirë....