U qëllua me armë zjarri, ndërron jetë në spital aleati i Presidenti Donald Trump

U qëllua me armë zjarri, ndërron jetë në spital aleati i Presidenti Donald Trump

Ka ndërruar jetë në spital, Charlie Kirk aktivisti konservator dhe një nga aleatët e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Presidenti i Shteteve të Bashkuara reagoi me një postim në rrjetet sociale, ku shkroi: “I Madhi, madje Legjendari, Charlie Kirk, ka ndërruar jetë”. Charlie Kirk, drejtues dhe bashkëthemelues i organizatës konservatore rinore Turning Point, u qëllua me armë zjarri gjatë një aktiviteti në një kolegj në Utah, sipas njoftimit të organizatës së tij. Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale nga Univerisiteti Utah Valley, Kirk shfaqet duke rregulluar mikrofonin teksa qëndron i ulur në një tendë të bardhë dhe prapa shihen sloganet “Rikthimi amerikan” dhe “Më dëshmo të kundërtën”. Më pas dëgjohet një e shtënë e vetme me armë zjarri dhe Kirk shihet duke vendosur dorën...