Ermal Dredha jep dorëheqje, gazetari i njohur zbulon detajet: Arsyeja mund të ketë qënë…

Ermal Dredha jep dorëheqje, gazetari i njohur zbulon detajet: Arsyeja mund të ketë qënë…

Pas konfirmimit të lajmit të mbrëmjes së kësaj të mërkure për dorëheqjen e kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha, gazetari Algert Harrizi, ka dhënë detaje lidhur me këtë zhvillim.Harrizi tha se dorëheqja ka mundësi të jetë dhënë edhe në kuadër të prezantimit të nesërm të qeverisë, ku sipas informacioneve jo zyrtare mund të ketë një emërim të mundshëm të Dredhës. Nga ana tjetër, ai shton se është emëruar edhe një nënkryetar i ri përveç dy të aktualëve, duke konfirmuar emërimin e Elis Halilit në këtë post. “Siç e thatë dhe ju, nga burimet është konfirmuar dorëheqja e kryetarit të bashkisë. Nuk është zyrtarizuar kjo dorëheqje me letra, por pritet nesër. Pranë zyrtarëve të Bashkisë Vlorë është konfirmuar ky lajm. Sot është bërë edhe emërimi i një...