Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s/ Presidenti Ceferin pritet nga kreu i FSHF-së, Armand Duka
Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit europian. Pasditen e kësaj të mërkure, në aeroportin e Rinasit mbërriti edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili u prit nga Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka. “Sot pata kënaqësinë të pres në Tiranë mikun tim, Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili mbërriti në Tiranë me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Një moment historik për futbollin shqiptar dhe një tjetër dëshmi e vlerësimit të UEFA-s ndaj vendit tonë. Mirë se erdhe në Tiranë, z. Čeferin!” – shkruan Presidenti Duka në statusin e shpërndarë në rrjetet e tij sociale. Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të...