“E vështirë se Balluku qëndron në qeveri”/ ‘Rama 4’, reagon gazetari: Pushteti i Ramës është shumë i fuqishëm

“E vështirë se Balluku qëndron në qeveri”/ ‘Rama 4’, reagon gazetari: Pushteti i Ramës është shumë i fuqishëm

“E vështirë të parashikosh se Balluku qëndron në qeveri”, Erl Murati: Rama ka mundësi të eksperimentojë, mbështetet vetëm te një parti Gazetari dhe analisti Erl Murati, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar rreth qeverisë së re që pritet të dalë nesër nga Asambleja e Partisë Socialiste. Sipas Muratit, Rama ka mundësi të eksperimentojë, pasi kjo qeveri mbështetet vetëm te një parti. Murati është i mendimit se qeveria e re do të jetë një ndërthurje politike me teknike, sigurisht nuk përjashtohen surprizat. Erl Murati: “E kam të vështirë për ta parashikuar nëse qëndron Belinda Balluku në qeveri. Influencë në qeverisje për shkak të funksionit që ka është Blendi Gonxhe. Në parti pushteti i Ramës është shumë i fuqishëm. Deri para një muaj qarkullonte një...