Rozmarina, aftësitë shëruese për kujtesën, reumatizmën dhe dhimbjet e muskujve

Rozmarina, aftësitë shëruese për kujtesën, reumatizmën dhe dhimbjet e muskujve

Rozmarina ka një shije dhe aromë të pashoqe. Emri i saj vjen nga Latinishtja dhe përkthehet “Vesa e Detit”. Ajo është një nga erëzat më të preferuara të amvisave shqiptare. Qytetërimet e lashta të Egjiptit, Romës dhe Greqisë e konsideronin rozmarinën, një barishte të shenjtë. Në Mesjetë, rozmarina besohej të kishte aftësi të mëdha në ndezjen e dashurisë mes nje mashkulli dhe një femre, ndaj ajo përdorej gjërësisht nëpër dasma dhe ceremoni. Rozmarina dhe vlerat shëndetësore Ajo përdoret për të përmirësuar kujtesën dhe është e pasur me ushqyes të dobishëm për organizmin. Konsumi i rozmarinës përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në rritjen e përqendrimit. Vetëm një vit më parë, shitjet e vajit esencial të rozmarinës pësuan një rritje të katërfishtë pas studimeve...