Ermal Dredha dorëhiqet si kryebashkiak i Vlorës

Ermal Dredha dorëhiqet si kryebashkiak i Vlorës

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e kësaj të mërkure. Burime për Vizion Plus, bëjnë me dije se Dredha ka dhënë dorëheqjen, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet ditën e nesërme. Ndërkohë mbeten të paqarta se cilat mund të kenë qenë arsyet që mund të kenë shtyrë Dredhën të marrë këtë vendim. Ermal Dredha u zgjodh si kryetar Bashkie në zgjedhjet vendore të vitit 2023, duke pasuar në këtë post Dritan Lelin. Në pritje të konfirmimit dhe procedurave ligjore, bashkia më e madhe e Jugut pritet të drejtohet përkohësisht nga një prej nënkryetarëve, deri në zgjedhjen ose emërimin e drejtuesit të ri. Bashkia e Vlorës ende nuk ka publikuar një njoftim zyrtar mbi hapat e mëtejshëm, ndërsa opinioni publik pret shpjegime...