Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Opozita ndjek një trajektore të gabuar”/ Mosnjohja e 11 majit, reagon gazetari: Duhet të hedhë një vështrim nga vetja
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi vetëm pak më parë të mos njohë zgjedhjet vendore të 11 majit, duke i cilësuar ato si një proces të manipuluar dhe farsë elektorale. Gazetari Erl Murati, teksa ka analizuar situatën politike dhe deklaratat e dhëna sot për mundësinë e protestave, ka deklaruar se opozita është në një trajektore të gabuar, ndërsa ajo që duhet të ndodhte ishte zbatimi i Statutit të partisë për largimin e kreut në rast humbjeje të zgjedhjeve. Murati ka shtuar se duhet një analizë brenda partisë që të kuptohen shkaqet dhe arsyet që c çuan në një rezultat si ai i 11 majit, rezultat që tashmë PD nuk e njeh. Ai ka shtuar se pavarësisht se një nga vendimet e marra në Kryesi sot ishte...